SPORT 30 Gusht 2023, 17:39

Futbollisti i talentuar shqiptar lë Bayern Munich për Seria A, ky do të jetë ekipi ku do të luajë!

Futbollisti i talentuar shqiptar lë Bayern Munich për Seria A, ky do

Arijon Ibrahimovic, futbollisti i talentuar me origjinë nga Kosova, më saktësisht nga Prizreni, do të largohet nga Bayern Munich për ta vazhduar karrierën në elitën e futbollit italian Serie A.

Sulmuesi i talentuar, i cili në fakt deri më sot ka luajtur me moshat e Gjermanisë, pavarësisht interesimit si të Federatës shqiptare dhe asaj kosovare për ta pasur në ekip, është pjesë e Bayern Munich që nga viti 2018, ku ka kaluar nëpër të gjitha grupmoshat e kësaj skuadre, deri në ekipin e parë, teksa në para-sezonin e këtij viti shënoi edhe gol në ndeshjet miqësore. 

Edhe pse  17-vjeçari debutoi me ekipin e parë, ai ka vendosur të bëj një hap tjetër në karrierë duke u transferuar në Serie A, ku do të ketë mundësinë të aktivizohet më shpesh edhe në vazhdimësi, teksa sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, është skuadra e Frosinone që ka siguruar shërbimet e Ibrahimovic.

Zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të bëhet ditën e mërkurë, ndërsa nuk janë bërë akoma me dije detajet, nëse është huazim apo blerje e ekipit italian. Në njoftimin zyrtar të italianit, thihet se Frosinone ka marrë një talent të madh në radhët e veta, ndërsa një javë më parë skuadra e Serie A, po nga Bayerni, ka transferuar edhe sulmuesin tjetër shqiptar Marvin Cuni për shumën e 400 mijë eurove.

Te kjo skuadër janë edhe dy shqiptarët tjerë si Justin Ferizaj dhe mbrojtësi Sergio Kalaj.

Ndërkohë nëse nuk jeni në dijeni, Arijon Ibrahimovic është me origjinë nga Prizreni, dy prindërit e tij janë shqiptarë dhe mbiemri i tyre ka qenë Ibrahimi, ndërsa sigurisht, nuk kanë lidhje me futbollistin e famshëm, Zlatan Ibrahimovic. 

/News31