SPORT 7 Mars 2022, 12:26

Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta sulmuesi i njohur Zija Hallumi

Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta sulmuesi i njohur Zija Hallumi

Zija Hallumi, ish-sulmuesi i njohur i Partizanit dhe Vllaznisë, është ndarë nga jeta ditën e sotme  në moshën 85-vjeçare.

Hallumi, përveç golave të tij të shumtë njihej dhe për buzëqeshjen e veçantë qa u dhuronte tifozëve në vitet 1950-60.

 

Ai ishte një ndër emrat që ka lënë gjurmë në futbollin shqiptar.

I dalë nga moshat e shkodranëve, në vitet e para të karrierës Hallumi ishte pjesë e Vllaznisë, ndërsa gjatë shërbimit ushtarak nga 1956-1958 ka qenë pjesë e Partizanit.

 

Pas këtyre viteve, sulmuesi u bashkua sërish me Vllazninë në vendlindje, deri në vitin 1963, ku spikati me lojën dhe golat e tij.

Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta sulmuesi i njohur Zija Hallumi