
Produkti

Futbolli botëror në zi, ndahet nga jeta legjenda Pele

Një ditë e trishtë për futbollin botëror sot, teksa është ndarë nga jeta Pele. Padyshim më i miri i kohës së tij dhe njëkohësisht një nga futbollistët më të mirë të historisë, Edson Arantes do Nascimento është larguar nga jeta në moshën 82-vjeçare pas qëndrimit në spital për gati një muaj. Kujtojmë që ikona e futbollit u diagnostikua u diagnostikua me kancer të zorrës së trashë në vitin 2021 dhe u desh të shtrohej në spital në disa raste për shkak të problemeve shëndetësore. Situata u përkeqësua në dhjetor 2022, me kimioterapinë që nuk po funksiononte dhe po ashtu me shëndetin e tij që mori një goditje nga një pneumoni serioze.
‘O Rei’, në shqip "Mbreti", siç njihej ndryshe, lindi në Brazil, në Tres Coraçoes në krahinën Minas Gerais, më 23 tetor 1940. Ai është një kampion i trefishtë i botës (Suedi në vitin 1958, Kili 1962 dhe Meksikë në vitin 1970) e ndër të tjera mbante edhe rekordin për më shumë gola të shënuar në histori deri para disa kohësh, kur u kalua nga Ronaldo.
Me ikjen e tij dhe të Maradonës pak vite më parë, mund të themi që edhe ishujt e futbollit klasik janë larguar përgjithmonë fizikisht, por asnjëherë nga mendja dhe kujtimet e futbolldashësve. /News31