SPORT 24 Janar 2022, 16:29

FSHF hedh akuza për kryebashkiakun Erion Veliaj: “Po ndërhyn në zgjedhje, flet me gjuhë rruge”

FSHF hedh akuza për kryebashkiakun Erion Veliaj: “Po ndërhyn

Federata Shqiptare e Futbollit, në një konferencë për shtyp, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, se po ndërhyn fuqishëm në zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tirana, të cilat pritet që të mbahen sot, dhe iu paraprijnë zgjedhjeve për kreun e FSHF-së në datën 2 Mars.

Në një audio të publikuar nga FSHF, të takimit informal që Veliaj ka mbajtur dje me disa prej anëtarëve të kësaj shoqate, kryebashkiaku i Tiranës, sipas FSHF, flet me një gjuhë rruge, dhe shantazhon trajnerët dhe mësuesit e edukimit fizik se si të votojnë gjatë ditës së sotme.

“Si mund t’i presi robi k***, si mund të sillesh si rrotë k**i duke qenë çun futbolli gjithë jetës. Ne i kemi b*** prej hekuri’. Futbolli është i vetmi ishull që nuk e kemi, – janë fjalët e Veliajt në audio.

Sakaq, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka reaguar pas publikimit të audios. Ai pranon se zëri është i tij, por nga ana tjetër thotë se nuk tërhiqet si detyrim që ka për sportin, pasi Bashkia Tiranë është aksionere e klubit.

“U qëndroj një për një atyre që kam thënë në atë palo përgjim të Federatës së Futbollit, e cila në vend se të garantojë barazinë e garës për kreun e saj, angazhohet në përgjime dhe shantazhe për llogari të beut të saj!
Bashkia e Tiranës është aksionere e Klubit të Futbollit “Tirona”, prandaj askush të mos ngatërrojë përkatësinë time në PS me përfshirjen time si aksioner në këtë proces zgjedhor të manipuluar nga beu i FSHF-së, apo të nxjerrë jashtë konteksti një bisedë djemsh, si në çdo fushë futbolli para ndeshjes!
“Pavarësia” e FSHF-së nuk mund të jetë gjethe fiku për një mbret lakuriq që është kthyer në neverinë e aksionerëve e dashamirësve të futbollit shqiptar, i cili thjesht nuk e ka pëlqimin tonë si një prej aksionerëve” – është shprehur Veliaj.

/News31