Frymëzuar nga legjenda e futbollit, “Pele” është fjala më e re në fjalor!

Edson Arantes do Nascimento, i njohur nga e gjitha bota si Pele, është padyshim një nga legjendat, në mos legjenda më e madhe e futbollit botëror, me brazilianin që fakteqësisht ndërroi jetë në dhjetor në moshën 82-vjecare pas një beteje të gjatë me sëmundjen.
Së fundmi, pseudonimi i tij, "Pele" është shtuar zyrtarisht në fjalorin portugez si sinonim i fjalës “i jashtëzakonshëm, i pakrahasueshëm, unik”. Fjalori Michaelis, një nga më të njohurit në Brazil e jov vetëm, tashmë ka “pelé” pjesë të tijën si një mbiemër të ri në botimin e tij online. Kjo erdhi pas një fushate nga "Fondacioni Pelé" për të nderuar yllin e futbollit, e cila mblodhi më shumë se 125,000 nënshkrime.
Gjatë karrierës së tij si lojtar, që zgjati gati 20 vite, ai shënoi një rekord prej 1,281 golash me klubin brazilian Santos, ekipin kombëtar të Brazilit dhe New York Cosmos. Që kur ndërroi jetë nga ndërlikimet e kancerit të zorrës së trashë, ish-klubi i futbollistit, Santos, kanali sportiv SporTV dhe Fondacioni Pelé kanë bërë thirrje që emri i yllit të futbollit të futej në fjalor.
Tashmë në fjalori Michaelis "pele" përkufizohet kështu:
“pe.lé adj. Dikush që është jashtë zakonit, i cili ose që për shkak të cilësisë, vlerës ose epërsisë së tij nuk mund të barazohet me asgjë ose askënd, ashtu si Pelé, pseudonimi i Edson Arantes do Nascimento (1940-2022), i cili konsiderohet si sportisti më i madh i të gjitha kohërave; i jashtëzakonshëm, i pakrahasueshëm, unik.”
Mund ta përdorni edhe ju lirisht! /News31