SPORT 23 Nëntor 2022, 15:10

Foto/Gjermania kundër censurës së FIFA-s, futbollistët bëjnë gjestin epik para nisjes së ndeshjes

Foto/Gjermania kundër censurës së FIFA-s, futbollistët

Gjermania e nisi Botërorin 2022 kundër Japonisë. Dhe çfarë mungon? Shiriti i kapitenit “One Love” rreth krahut të Manuel Neuer. Në vend të kësaj, si kapiteni i Anglisë, Harry Kane përpara tij, ai mban shiritin zyrtar të FIFA-s me mbishkrimin: “Stop diskriminit”.

Pak para nisjes së ndeshjes, Neuer hyri në fushë duke mbajtur shiritin e detyrueshëm të kapitenit në krahun e majtë, por gjysmë i fshehur nga mëngët e fanellës së portierit gjerman. Një foto nga kabina gjermane e postuar në Twitter përmes llogarisë zyrtare të Kupës së Botës kishte treguar më parë se Neuer, siç pritej, nuk do të bënte disidentin ndaj FIFA-s.

DFB dhe gjashtë skuadrat e tjera evropiane që donin të jepnin shembull për të drejtat e njeriut me iniciativën në Kupën e Botës u dorëzuan nën presionin e FIFA-s dhe deklaruan heqjen dorë.

Gjithsesi, kombëtarja gjermane reagoi para ndeshjes. Të gjithë lojtarët mbuluan gojën me dorë. Ky gjest erdhi si një kundër-përgjigje dhe "protestë" drejt vendimit të FIFA-s i cili është cilësuar si një "censurë".

Foto/Gjermania kundër censurës së FIFA-s, futbollistët