Fiton medaljen e argjendit në Lojrat e Mesdheut, Erkand Qerimaj ka një mesazh falenderues për të gjithë
Pas fitores me medalje argjendi në Lojërat Mesdhetare Peshëngritësi Erkand Qerimaj ka falenderuar të gjithë shqiptarët për mbështetjen që i dhanë në këtë rrugëtim ku spotisti arriti të triumfojë.
Qerimaj ka postuar në rrjete sociale duke shkruar:
“Medalje argjendi në Lojërat e Mesdheut! I gëzuar dhe shumë krenar për arritjen e radhës. Mundi, sakrificat, lodhja u shpërblyen me medalje dhe ngritjen e flamurit! 20 vite medalje Mesdhetare, Europiane, Botërore. Dua të falenderoj zotin si fillim që më ndihmon të kem vullnet e të mos dorëzohem, familjen për gjithe lodhjen, motivimin, vullnetin e përkushtimin për të arritur deri këtu”
Erkand Qerimaj bëri krenar të gjithë shqiptarët në Lojërat Mesdhetare ku ja doli të mbajë 149 kg në stilin e shkëputjes. Peshëngritësi shkodran siguroi medalje në stilin e shkëputjes në peshën 73 kg.