SPORT 17 Dhjetor 2022, 17:33

Finalja e Botërorit, partneret e futbollistëve të Argjentinës do të bëjnë gjestin e veçantë nëse kombëtarja e tyre fiton trofeun

Finalja e Botërorit, partneret e futbollistëve të

Ethet e finales së Botërorit që do të luhet ditën e nesërme duket se kanë përfshirë jo vetëm futbollistët e Argjentinës, por edhe partneret e tyre, të cilat së fundmi kanë qenë në një darkë të gjitha bashkë në Doha, Katar, ku kanë marrë edhe një vendim të përbashkët. 

Sic raporton "The Sun", të cilët kanë pyetur të dashurën e yllit të Manchester United, mbrojtësit titullar të Argjentinës, Lisandro Martonez, "gratë e futbollistëve" kanë rënë dakord që nëse kombëtarja e tyre fiton trofeun të bëjnë të gjithë një tatuazh të ngjashëm për ta festuar këtë arritje dhe sigurishti për ta mbajtur mend gjithnjë.  

Muri Lopez, e cila është balerinë profesioniste, tha se në darkën tashmë shumë të diskutuar, u vendos që tatuazhi tëbëhej, megjithatë se cfarë do të ishte kjo mbetet ende për t'u diskutuar. Një ide ishte që të gjitha vajzat të bënin trofeun e artë të Kupës së Botës, atë që Messi do të ngrejë nesër drejt qiellit nëse Argjentina fiton. 

Finalja e Botërorit, partneret e futbollistëve të

Në këtë mbledhje që në fakt u zhvillua përpara gjysëm finales Argjentinë-Kroaci, pati edhe ide të tjera në lidhje me tatuazhin, ndërsa Muri tregoi:

“Në darkë vendosëm që nëse gjithçka do të shkojë sic duhet, do të bëjmë një tatuazh për të shënuar këtë moment historik dhe kështu bëmë një premtim. Nuk kemi vendosur ende për tatuazhin sepse disa vajza donin një gjë dhe të tjerët një gjë tjetër. Disa donin trofeun, të tjerat donin datën dhe të tjerët diçka të shkruar në arabisht, por këtë do ta vendosim."

E gjitha shumë bukur, por nëse nuk fitojnë cfarë do të bëjnë? /News31