SPORT 5 Dhjetor 2022, 18:18

FIFA jo vetëm që nuk do të ndëshkojë Granit Xhakën, por hap hetim ndaj Serbisë!

FIFA jo vetëm që nuk do të ndëshkojë Granit

Në mes të zhurmës se futbollisti shqiptar Granit Xhaka mund të ndëshkohej nga FIFA si pasojë e festimit të tij pas fitoren me Serbinë me fanellën që shkruhej "Jashari", por që në fakt i përkiste thjesht shokut të tij të ekipit, na vjen një lajm i mirë. Sipas mediave zviceriane, FIFA ka njoftuar pasditen e sotme se në fakt jo vetëm që nuk do të hetojë Xhaka-n, por në fakt do të hapë një investigim ndaj përfaqësueses serbe për shkelje të 3 neneve të kodit disiplinor të organizmit të futbollit. 

Kështu, sipas "Blick", FIFA do të nisë procedura kundër Federatës Serbe të Futbollit, pasi nenet 12, 13 dhe 16 të kodit disiplinor mund të jenë shkelur nga ata. Nene këto që kanë të bëjnë me sjelljen e keqe nga lojtarët, diskriminimin dhe me mungesën e marrjes së masave të sigurisë. 

Mesa duket ata kanë marrë provat në lidhje me sharjet, provokimet dhe gjithë përplasjet fizike që ndodhën mes serbëve dhe lojtarëve shqiptarë të Zvicrës dhe kanë arritur në këtë përfundim, ndërsa nuk nuk do të ketë asnjë procedim ndaj përfaqësueses helvete apo kapitenit Granit Xhaka.

/News31