SPORT 19 Dhjetor 2022, 09:02

Festoi në momentin e fitores së Kupës të Botës 2022, tifozët kryqëzojnë futbollistin

Festoi në momentin e fitores së Kupës të Botës 2022,

Mbrëmjen e djeshme Argjentina "rrëmbeu" Kupën e Botës 2022, për t’i dhuruar emocione të papërshkrueshme tifozëve dhe jo vetëm.

Siç e do zakoni, trofeu u ngrit nga futbollistët dhe u mirëprit me brohorima dhe shumë lumturi. Por në këtë moment kaq të bukur diçka ka irrituar tifozët. Ata kanë shpërthyer kundër Lautaro Javier Martínez, i cili festoi me ekipin e tij.

Kritikat vijnë si pasojë e performancës së dobët të Lautaro-s, i cili nga shumë njerëz u cilësua si "pika e dobët e Argjentinës. 

Përpos rasteve që ka humbur, Lautaro ka kaluar një pjesë të madhe të Botërorit në stol, ndaj njerërzve iu duk e padrejtë që të festonte për fitoren e ekipit.

Më poshtë gjeni vetëm disa nga komentet dhe postimet që po qarkullojnë në rrjet.

"Lautaro duke festuar. Ki pak turp, o burrë"

Festoi në momentin e fitores së Kupës të Botës 2022,

"Lautaro duke festuar sikur nuk humbi 3 raste fantastike, të cilat do ta mbaronin lojën më herët. E kuptoj festën, por prapë..."

Festoi në momentin e fitores së Kupës të Botës 2022,
"Para se të nisim të festojmë, arrestoni Lautaro-n tani! Është një mashtrues, jo një futbollist".

Festoi në momentin e fitores së Kupës të Botës 2022,

Një tjetër arsye e këtij acarimi nga ana e tifozëve është fotoja e mëposhtme. Sipas publikut, Lautaro i ka prishur momentin “heroit të ndeshjes”, duke u ngjitur më lart se ai.

Festoi në momentin e fitores së Kupës të Botës 2022,