
Produkti

Çfarë ndodhi pas përfundimit të ndeshjes Francë-Marok? Një fëmijë humb jetën nga përplasja e tifozëve


Pas rezultatit 2-0 në favor të Francës e cila luajti mbrëmjen e djeshme me Marokun në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, pamë një solidaritet midis lojtarëve të skuadrave. Madje edhe vetë Presidenti Macron vizitoi marokenët në dhomat e tyre të zhveshjes për t’i përgëzuar për lojën e bërë.
Mirëpo ana tjetër e medaljes duket të jetë krejt e kundërta!
Pas ndeshjes tifozët kanë krijuar trazira. Në Montpellier turma me tifozë francez dhe maroken janë përplasur, ku në mesin e tyre një djalë i vogël është goditur nga makina. Edhe pse menjëherë është bërë i mundur dërgimi i 14-vjeçarit në urgjencë, për fat të keq vogëlushi ndërroi jetë.
Edhe në kryetytetin francez ka pasur trazira, ndonëse organet përgjegjëse u kujdesën që ta monitorojnë situatën. Më shumë se 100 tifozë janë arrestuar në Paris pas mbarimit të ndeshjes.