SPORT 15 Dhjetor 2022, 16:41

Ekipi i Francës preket nga "gripi i devesë"? 3 futbollistë të përfaqësueses kanë simptoma, teksa pregatiten për finalen e së dielës

Ekipi i Francës preket nga "gripi i devesë"? 3

Trajneri i Francës Didier Deschamps ka konfirmuar se Kinsgley Coman është futbollisti i tretë i ekipit të tij që po vuan nga një virus në Katar, teksa Adrien Rabiot dhe Dayot Upamenco kanë disa ditë që luftojnë me simptomat e tij dhe po kërkojnë të jenë të gatshëm fizikisht për ditën e dielë, kur do të luhet finalja e Kupës së Botës ndaj Argjentinës.

Mbrëmjen e djeshme Franca i dha fund “përrallës” së Marokut, duke fituar 2-0 lehtësisht në gjysëmfinale falë golave të Theo Hernandëz dhe Randal Kolo Muani. Rabiot dhe Upamenco kanë qenë lojtarë titullarë në formacionin e skuadrës franceze deri dje, ndërsa u lanë jashtë pasi shfaqën simptoma që u menduan fillimisht si simptoma gripi.

Megjithatë tani Franca është e shqetësuar për virusin që ndryshe quhet si “gripi i devesë” e si rezultat i kësaj Rabiot është izoluar në hotelin ku po qëndronte, edhe pse ende nuk është konfirmuar se lojtarët francezë janë duke vuajtur nga ky virus apo jo. Në fakt ditët e fundit ka pasur raportime të të prekurve nga ky grip në Katar, megjithatë Deschamps është shprehur se tek lojtarët e tij mund të kenë ndikuar temperaturat e vendit që kanë rënë pak ditët e fundit, po ashtu edhe lodhja e stërmundimi që i ka bërë futbollistët më të prekshëm ndaj viruseve e infeksioneve, gjithsesi ata do përpiqen të jenë të kujdesshëm dhe të marrin masat e duhura.

Franca të dielën do të ketë mundësinë që të fitojë sërish Kuptën e Botës, duke u bërë shteti i parë që ja del ta fitojë këtë trofe dy herë radhazi, që nga Brazili, që ja doli në 1958 dhe 1962.

/News31

Burimi: Daily Mail