E papritur, shkarkohet nga detyra legjenda e Milan-it Paolo Maldini dhe krahu i tij i djathtë!

Pas lajmeve që qarkulluan mëngjesin e sotëm rreth një takimi të “tensionuar” mes drejtuesëve të klubit të Milan, Paolo Maldini dhe Ricky Massara me Presidentin Gerry Cardinale, konfirmohet se legjenda e klubit kuqezi, që prej 3 sezonesh mban pozicionin e Drejtorit Teknik dhe bashkëpunëtori i tij do të largohen nga ekipi.
Kështu, epoka Maldini-Massara mbyllet në Milano, teksa sipas Fabrizio Romano-s bëhet fjaë jo për një vendim të marrë nga ish-futbollisti pas mos dakordësimit me Presidentin e “RedBird”, por për një vendim unilateral të këtij të fundit, i cili ka vendosur që dyshja e suksesshme e viteve të fundit të mos jetë pjesë e planeve të klubit për të ardhmen.
Komunikimet zyrtare priten të vijnë ditën e nesërme dhe ende nuk ka asnjë ide kush mund të jetë Drejtori i ri Teknik apo çfarë planesh ka Cardinale për të ardhmen e ekpit apo merkaton e këtij sezoni, madje nuk dihet cila ka qenë arsyeja e largimit të Maldin-it e Massara-s, megjithatë dyshohet se ka ardhur për shkak të vizioneve të ndryshme për të ardhmen e Milan-it.
Kujtojmë se kapiteni legjendar i Milan u rikthye si drejtor Teknik i ekipit 3 vite më parë, teksa që prej ardhjes së tij dhe bashkë-menaxhimit me Massara-n, pavarësisht një fillimi të vështirë, arritën të rikthejnë skuadrën në Champions League, të fitojnë titullin e 19-të kampion dhe të shkojnë këtë vit në gjysmë-finalen e kompeticionit europian.
/News31