SPORT 27 Janar 2022, 14:58

Dy vite pas ndarjes nga jeta të Kobe Bryant dhe vajzës së tij, në vendin e rrëzimit të helikopterit ngrihet statujë

Dy vite pas ndarjes nga jeta të Kobe Bryant dhe vajzës së tij,

Legjenda e Los Angeles Lakers, Kobe Bryant dhe vajza e tij, Gianna, janë përkujtuar me një statujë prej bronzi të vendosur në vendin e rrëzimit të helikopterit, në dyvjetorin e ndarjes së tyre nga jeta. Ikona e basketbollit humbi jetën më 26 janar të vitit 2020 në një aksident ajror me helikopterin e tij privat, ku humbën jetën edhe shtatë persona të tjerë.

Statuja dedikuar yllit të NBA dhe Gianna, u vendos në vendin e aksidentit tragjik në një zonë malore të Calabasas në Los Angeles.

Skulptori, Dan Medina, shkroi: “Heronjtë vijnë dhe shkojnë, por legjendat mbesin përgjithmonë”, teksa nderoi edhe shtatë viktimat e tjera me emrat e tyre në një pllakë, në bazën e statujës. Statuja shfaq Kobe duke parë me admirim Giannan, e cila ishte vetëm 13-vjeçe kur ndodhi ngjarja tronditëse.

Dy vite pas ndarjes nga jeta të Kobe Bryant dhe vajzës së tij,

Babë e bijë shfaqen me fanellat e tyre përkatëse të basketbollit dhe Bryant me numrin e tij, 24. Shumë njerëz kujtuan legjendën e basketbollit dhe viktimat e tragjedisë duke vendosur lule përpara statujës.

/News31