Duka president "pezull", Gjykata e Tiranës nuk njeh vendimet e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së
Gjykata e Tiranës nuk ka njohur sërish vendimet e marra nga Asambleja e Përgjithshme e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), të datës 15 mars 2022, të cilat zgjidhën Armando Dukën si President për të disatin vit radhazi. Kjo asamble u shoqërua me kontestime të shumta dhe pakënaqësi, gjë që solli edhe përfshirjen e gjykatës.
Në seancën e sotme, gjyqtarja Anila Karanxha, nuk e ka pranuar kërkesën për regjistrim të vendimeve të fundit të marra nga Asambleja e Përgjithshme e FSHF-së, vendim që në fakt është i përsëritur.
Armand Duka, më 15 mars, u zgjodh për herë të 6 në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit teksa nga 43 anëtarë siguroi 37 vota, duke marrë edhe një mandat tjetër në krye të qeverisë së futbollit shqiptar.
Megjithatë, me vendimin e fundit, ai mbetet President "pezull", në pritje për zhvillimin e ardhshëm të kësaj cështje.
/News31
Burimi: Balkanweb