SPORT 20 Dhjetor 2022, 18:43

Distria Krasniqi vazhdon të na bëjë krenarë, fiton medaljen e artë në Masters-in e xhudos

Distria Krasniqi vazhdon të na bëjë krenarë, fiton medaljen

Kosova ka shumë arsye për t'u krenuar me sportistet e saj në sportin e xhudos, po ashtu edhe të gjithë shqiptarët kudo nëpër botë, teksa Distria Krasniqi vazhdon të korrë suksese duke fituar për herë të katërt Mastersin e xhudos në Jeruzalem, ose ndryshe Mastersin "Jeruzalem 2022".

Kështu sportistja shqiptare, njëkohësisht edhe kampione olimpike, sipas Komitetit Olimpik të Kosovës, pati 4 fitore në këtë turne dhe një tjetër pa luftë. Xhudistja e njohur mposhti Chelsie Giles në kategorinë deri në 52 kg dhe fitoi plot 1,800 pikë olimpike për “Paris 2024”.

Shumë suksese Distria, vazhdo të na bësh krenarë! /News31