Distria Krasniqi shpallet xhudistja më e mirë në botë!

Nëse ka një sport që e ka bërë Kosovën dhe gjithë shqiptarët krenarë kudo në botë është xhudoja, jo vetëm për shkak të medaljeve të arit që sportistet vajza kanë marrë, por së fundmi Distria Krasniqi, është renditur e para në listën e publikuar për xhudistët më të mirë të globit.
Sipas Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Krasniqi zë vendin e parë në kategorinë deri në 52 kilogramë me 7275 pikë të grumbulluara. Pas saj renditet xhudistja britanike, Chelsie Giles me 7010 pikë, ndërsa në vendin e tretë qëndron japonezja, Uta Abe me 6800 pikë.
Rikujtojmë se vajza që na ka bërë krenarë të gjithëve, Distria Krasniqi, ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”. Ajo po ashtu ishte e suksesshme në Kampionate Evropiane dhe Botërore duke sjellë në Kosovë disa medalje, të arta, të argjendta dhe të bronzta.
/News31