SPORT 17 Maj 2023, 21:38
Derbi Tirana-Partizani mbyllet në "paqe", gara për titull mbetet e hapur!

NEWS-31
Mbyllet pa fitues derbi i katërt sezonal i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Kreu i klasifikimit i mbetet bardhebluve, me skuadrën e Orges Shehit që mbetet në vendin e parë dhe ruan diferencën prej 2 pikësh me rivalët e përjetshëm.
Partizani kaloi në avantazh me golin e Victor Da Silva në pjesën e dytë, por festa e “demave” u ndal nga Ardit Deliu, i cili me një gol të bukur nga distanca i dha një pikë bardhebluve. Në praninë e më shumë se 15 mijë tifozëve, derbi i kryeqytetit prodhoi emocione, raste, nerva dhe tension.
Tashmë fati i kampionatit do të vendoset nga ndeshjet e mbetura që ekipet e kryeqytetit kanë dhe cila prej tyre do të gabojë më së shumti në 3 përballjet e mbetura.
/News31