
Produkti

Dani Alves arrestohet nga policia spanjolle, për çfarë akuzohet futbollisti brazilian?

Ylli brazilian Dani Alves është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia spanjolle pasi u akuzua për sulm seksual ndaj një femre në një klub nate në Barcelonë. Autoritetet ndaluan futbollistin, teksa ai u mor në pyetje pas denoncimit zyrtar të gruas. Ish-lojtari i Barcelonës e Juventus u dërgua në një stacion policie në lagjen Les Corts për të dhënë një deklaratë, ndërsa mësohet se ka pranuar se kishte qenë në klubin e natës në fund të muajit të kaluar kur ndodhi krimi i dyshuar, megjithatë Alves refuzon ta ketë bërë diçka të tillë.
Këtë ai e konfirmoi edhe në një intervistë në një kanal spanjoll, pasi gjykata e qytetit spanjoll pranoi se kishte hapur një hetim zyrtar ndaj tij. Raportet thonë gjithashtu se pas arrestimit atij i janë marrë shenjat e gishtave, si pjesë e një procedure rutinë përpara se të merrej në pyetje, ndërsa cështja dhe provat janë dërguar në gjykatë ku po hetohet sulmi i dyshuar seksual.
/News31