SPORT 3 Janar 2023, 18:44

Cristiano Ronaldo prezanohet tek Al-Nassr, zbulon përse pranoi ofertën e klubit nga Arabia Saudite

Cristiano Ronaldo prezanohet tek  Al-Nassr, zbulon përse pranoi

Ditën e sotme, Cristiano Ronaldo u prezantua zyrtarisht tek arabët e Al-Nassr, fillimisht në një konferencë për shtyp e më pas në fushën e blertë të stadiumit të ekipit të tij të ri, teksa interesimi i tifozëve ishte i jashtëzakonshëm.  Gjatë konferencës, fituesi 5 herë i Topit të Artë. tha se gjatë kësaj kohë, që prej mbarimit të kontratës me Manchester United, ka pasur mjaft pferta nga klubet evropiane, Brazil, Australi e SHBA, megjithatë vendosi të "mbante fjalën" e dhënë ndaj ekipit nga Arabia Saudite. 

“Siç thashë, kjo nuk është vetëm një mundësi e madhe futbolli për mua, por [një shans] për të ndryshuar mentalitetin e një brezi të ri. Askush nuk e di këtë, por tani mund të them: kisha shumë opsione në Evropë, shumë klube në Brazil, në Australi, në SHBA. Edhe në Portugali, shumë ekipe u përpoqën të nënshkruanin me mua, por unë i dhashë fjalën këtij klubi që të zhvillojë jo vetëm futbollin, por edhe gjëra të tjera në këtë vend të mrekullueshëm.

Për mua kjo është një sfidë serioze. Unë e di atë që dua, dhe gjithashtu e di se çfarë nuk dua. Për mua kjo është një mundësi e mirë për të ndryshuar diçka, për të ndihmuar me njohuritë dhe përvojën time në zhvillimin e shumë aspekteve të rëndësishme. Ndoshta shumë nuk e dinë këtë, por Al-Nasr ka edhe një ekip për femra. Dua të sjell një këndvështrim tjetër, prandaj e shfrytëzova këtë mundësi”,- tha portugezi ndër të tjera. 

Në fund të 2022, sulmuesi 37-vjeçar nënshkroi kontratë me Al-Nasr nga Arabia Saudite, me marrëveshen që vlen deri në vitin 2025. dhe që ka një pagë për më shumë se 200 milionë dollarësh në 2 vite. Ndërkohë së fundmi një tjetër detaj nga kontrata e tij është zbuluar, me "Marca"-n që ka raportuar se nëse Newcaste në Premier League-n angleze, klub që zotërohet nga fondi publik i investimeve të Arabisë Saudite, ja del të kualifikohet në Champions League, Ronaldo mund të shkojë në huazim tek ta. 

/News31