SPORT 16 Shkurt 2022, 23:02

Champions League/ Loja e mirë nuk i mjafton Interit, Liverpool fiton në “San Siro” 

Champions League/ Loja e mirë nuk i mjafton Interit, Liverpool fiton

Pavarësisht lojës së mirë Inter nuk arriti të triumfonte në "San Siro" ku është mundur në shtëpi ndaj Liverpoolit me rezultatin 0-2.

Pjesa e parë ka qënë me disa raste ku Inter pati një mundësi të artë me Calhanoglu, ku ky i fundit goditi traversën. Në pjesën e dytë zikaltërit vendosën "the reds" gjatë gjithë kohës në vështirësi.

Por në minutën e 75-të, Firmino shënoi golin e parë në këtë ndeshje me kokë. Nuk kaluan shumë, dhe në të 83-tën, Salah dyfishon shifrat pas një rrëmuje në mbrojtjen zikaltër.

Zikaltërit luajtën shumë mirë, si të barabartë me anglezët por këta të fundit fituan me anë të eksperiencës së tyre në këtë turnament.