
Produkti

Bota e futbollit në zi, ndahet nga jeta ish-lojtari dhe trajneri i njohur Siniša Mihajlović

Bota e futbollit, sidomos ajo e futbollit italian është në zi pasi është ndarë nga jeta ish-lojtari dhe trajneri i njohur serb, Sinisa Mihaljoviç. Raportohet se ai ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 53-vjeçare nga leucemia akute mieloide.
Sportisti u diagnostikua me sëmundjen e rëndë në vitin 2019, por arriti ta mposhtë, megjithatë kanceri ju rikthye sërish në marsin e këtij viti, teksa Sinisa ishte i detyruar që të niste sërish trajtimet. Kështu, pas tre vitesh trajtime, një tranplanti të palcës kockore dhe rikthimi në stolin e Bologna-s, përpara se të shkarkohej në shtator 2022, ai ndërron jetë, duke lënë pas gruan, Arianna, vajzat Virginia dhe Viktorija dhe djemtë Marco, Miroslav, Dusan dhe Nikolas.
Mihajloviç njihet për karrierën e pasur në Seria A si lojtar i Romës, Sampdorias, Lazios dhe Inter, po ashtu edhe si trajner i disa skuadrave, përfshirë këtu edhe Milan. /News31