SPORT 13 Maj 2022, 17:25

Benzema i papërmbajtshëm, bëhet golashënuesi i dytë më i mirë te Real Madrid

Benzema i papërmbajtshëm, bëhet golashënuesi i dytë

Karim Benzem vijon formën e tij të jashtëzakonshme këtë sezon. 34-vjeçari tashmë është golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Real Madrid, pasi shënoi gol në ndeshjen e djeshme ndaj Levantes.

Me 323 gola, francezi ka barazuar edhe numrin e golave të shënuar nga legjenda spanjolle, Raul Gonzales.

Golashënuesi më i mirë për Real Madridin është portugezi Kristiano Ronaldo, me 450 gola. Një rekod i cili duket se është vështirë që të arrihet nga Benzema.

Real Madrid është shpallur kampion i La Liga-s në Spanjë dhe më 28 maj do të përballet me Liverpul në Paris, për trofeun e Ligës së Kampionëve.