SPORT 13 Janar 2023, 20:01

Banderola kundër Kosovës dhe thirrjet raciste e fyese, FIFA dënon Serbinë

Banderola kundër Kosovës dhe thirrjet raciste e fyese, FIFA dënon


Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka marrë vendimin për të ndëshkuar Federatën e Futbollit të Serbisë me një gjobë prej 50 mijë frangash dhe një mbyllje të pjesshme të stadiumit (25% e vendeve) në ndeshjen e radhës zyrtare, që do të luhet në nivelin “A” nga kombëtarja e saj për meshkuj. Ndëshkimi vjen si pasojë e shkeljeve të neneve 13 (Diskriminimi) dhe 12 (Sjellja e pahijshme e lojtarëve dhe zyrtarëve) të Kodit Disiplinor të FIFA-s, si edhe për thirrjet fyese nga mbështetësit serbë dhe sjelljen e keqe të ekipit (sanksione individuale për 7 lojtarë) gjatë ndeshjes Serbi – Zvicër në Kupën e Botës.

Kujtojmë se në dhomat e zhveshjes së serbëve u shfaq harta e Kosovës me ngjyrat serbe dhe veç saj, serbët përdorën fyerje kundër Xhakës dhe Shaqirit, duke bërë që sanksionet të jenë edhe për tifozët.

Në lidhje me këtë gjest të shëmtuar të serbëve, që e quanin Kosovën pjesë të tyre, FIFA vendosi nën hetim kombëtaren ballkanase edhe pas ankesës së Federatës së Fubollit në Kosovë. FIFA citoi një pjesë të kodit të saj disiplinor që mbulon sjelljen e pahijshme, duke përfshirë “gjestet, shenjat ose gjuhën fyese” dhe “përdorimin e një ngjarjeje sportive për demonstrime të një natyre josportive”.

Në ndeshjen Serbi – Zvicër, trajneri serb Dragan Stojkoviç ka kryer veprime raciste në fushë, teksa është parë që pas golit të dytë të Serbisë të festojë duke sharë shqiptarët. Por festa nuk i zgjati shumë, pasi Zvicra shënoi sërish duke dërguar kështu Stojkoviç dhe serbët tjerë në shtëpi.

/News31