“Babai kishte qarë shumë”, Jasir Asani në një rrëfim pas golit spektakolar në ndeshjen ndaj Polonisë


Jasir Asani është padyshim fenomeni i momentit!
Pason Hysaj, Asani bën 10 hapa të vegjël “studiues” dhe më pas një gjuajtje madhështore duke tundur rrjetën e Polonisë. Të asaj Polonie që kishim 70 vite pa e mundur.
Në një intervistë për “Panorama Sport”, futbollisti i Kombëtares, ka rrëfyer të gjitha ndjesitë pas asaj ndeshje spektakolare.
“Është goli më i bukur në karrierë, por nuk është rastësi, sepse stërvitem 30 minuta çdo ditë pas stërvitjes”, ka treguar ai.
Shqiptarin nga Shkupi prej vitesh stafi i Kombëtares e ka pasur para syve, por u desh Silvinjo që t’i jepej një shans.
“Nuk dua të bëj polemika. Thjesht e falënderoj shumë trajnerin që ma dha mundësinë”, është shprehur ai.
Për herë të parë, ylli i fushës së blertë ka treguar anën tjetër të Jasirit dhe thotë se një trajner rus ka ndikuar shumë në karrierën e tij.
Çfarë është Kombëtarja shqiptare për Asanin? Përgjigja e tij është shumë e qartë:
“Është jetë”.
Çfarë i thanë familjarët tuaj pas ndeshjes me Poloninë?
“Nuk munda t’i takoj, por fola në telefon. Babai kishte qarë shumë. Ishte emocionuar pa masë dhe kishte qarë edhe në stadium shumë. Jam i lumtur për ata, për vete dhe për Shqipërinë. Kemi tifozë të jashtëzakonshëm dhe shpresoj që t’ua shpërblej gjithnjë me paraqitje sa më të mira. Unë do të jap gjithçka në fushë”, ka përfunduar Asani.