SPORT 27 Korrik 2022, 13:49

Arrihet marrëveshja, Mayweather dhe McGregor sërish në ring për shumën marramendëse!

.Arrihet marrëveshja, Mayweather dhe McGregor sërish në ring

Dueli i shumëpritur për shumë tifozë të boksit dhe jo vetëm më në fund mund të realizohet. Conor McGregor dhe Flayd Mayweather mund të ngjiten sërish në ring, për betejën numër dy pas asaj të 2017-ës, kësaj radhe për një shumë më marrëmendëse dhe për një duel akoma më interesant. 

Mediat e huaja raportojnë se dyshja është shumë afër arritjes së marrëveshjes, 5 vite pas duelit të parë mes tyre, boksieri amerikan rriti rekordin e tij të përsosur të boksit profesionist në 50-0, me një nokaut të raundit të 10-të ndaj irlandezit.

Mendohet se ata kanë rënë dakord për kushtet personale, por ende nuk ka një marrëveshje për numrin e raundeve, me ish-kampionin e UFC-së, McGregor, që dëshiron vetëm 10. Ndeshja është caktuar të jetë në 70 kilogramë, që do të kërkonte McGregor të humbte sërish një peshë të konsiderueshme, kësaj radhe mbi 10 kilogramë.

Ndërkohë thuhet se Mayweather i ka ofruar McGregor 157.9 milionë dollarë për ndeshjen e kthimit, ndërsa po ashtu do të vendosë në rrezik rekordin e tij, por jo titujt.

Një burim pranë boksierit rekordmen tha për The Sun:

“Connor do ta pranojë ndeshjen vetëm me kusht që Floyd të jetë i gatshëm të vendosë në linjë rekordin e tij profesional, kështu që nuk do kemi vetëm një ndeshje për ekspozitë, do të jetë një luftë zyrtare.

Do të jetë në 70 kilogramë. Kjo është ajo që ne dimë deri më tani. Do të jetë hera e fundit që Floyd del në ring, kështu që nuk duhet humbur."

Ndeshja e parë mes dyshes, e cila u organizua në Las Vegas, ishte ngjarja e dytë më e madhe në histori, duke tërhequr më shumë se 4 milionë shikues. Mayweather fitoi 250 milionë paund nga ajo, me McGregor që fitoi më shumë se 100 milionë paund.

/News31