SPORT 22 Dhjetor 2022, 15:01

Argjentina fitoi Botërorin por kaq nuk mjafton, befasia e rradhës nga FIFA

Argjentina fitoi Botërorin por kaq nuk mjafton, befasia e rradhës nga

36 vite pritje për të shijuar një tjetër Botëror. Në Argjentinë janë ende të “dehur” nga suksesi i pabesueshëm në Katar, por ky fakt nuk ka pasur një ndikim të madh në renditjen mujore të publikuar nga FIFA.

Ekipi i Argjentinës ka arritur të rikuperojnë një pozicion, por sërish qëndrojnë pas rivalëve të tyre të përjetshëm, Brazilit. Me 1840 pikë, Brazili ndodhet në vendin e parë në renditjen e FIFA-s për muajin dhjetor, të ndjekur nga Argjentina në vendin e dytë.

Argjentina fitoi Botërorin por kaq nuk mjafton, befasia e rradhës nga

Një pozicion kanë fituar edhe finalistët e Botërorit, me Francën që ndodhen në vendin e tretë. Në top dhjetëshen e parë, Kroacia është ekipi që ka pësuar rritjen më të madhe, tani ballkanasit pozicionohen në vendin e 7-të. Një rënie me tre pozicione kanë pësuar dy nga ekipet që zhgënjyen me shumë këtë Botëror, Spanja dhe Gjermania duke u renditur përkatësisht në vendin e 10-të dhe të 14-ët.

Argjentina fitoi Botërorin por kaq nuk mjafton, befasia e rradhës nga

Maroku, surpriza më e madhe e këtij Botërori, ka pasur dhe rritjen më të madhe në këtë renditje mujore, me përfaqësuesen afrikane që ka fituar plot 11 pozicione duke u renditur në vendin e 11-të.

Ndërsa në lidhje me Shqipërinë, nuk ka asnjë ndryshim, kuqezinjtë e mbyllin vitin në vendin e 66-të.

Argjentina fitoi Botërorin por kaq nuk mjafton, befasia e rradhës nga