SPORT 20 Maj 2022, 19:20

Arbitre femra në Katar 2022

Arbitre femra në Katar 2022

FIFA lajmëroi se gjyqtaret femra do të arbitrojnë ndeshje të Kupës së Botës për herë të parë në Katar 2022. Tre arbitre dhe tre asistente do të jenë pjesë e eventit futbollistik më të rëndësishëm të kontientit, i cili nis më 21 Nëntor dhe përfundon më 18 Dhjetor.

Gjyqtaret Stefani Frapart nga Franca, Salima Mukan-sanga nga Ruanda dhe japonezja Joshimi Jama-shita, e po ashtu ndihmës-gjqytaret Neuza Bak nga Brazili, Karen Diaz Medina nga Meksika dhe amerikania Kethrin Nesbit, janë thirrur nga qeveria e futbollit botëror.

Në total, për të gjykuar takimet e botërorit do të jenë 36 arbitra, 69 asistentë dhe 24 zyrtare të sistemit VAR, sqaroi kryetari i komtietit të arbitave të FIFA Pierluigi Collina.

“Kjo është pjesë e një procesi të gjatë, që nisi disa vite më parë me përfshirjen e gjyqtareve femra në turnetë e organizuar nga FIFA për të rinj dhe të rritur. Ato e meritojnë që të jenë në Botëror, sepse performojnë vazhdimisht në një nivel të lartë dhe ky është një faktor me rëndësi. Si gjithnjë kriteri që kemi zgjedhur është cilësia në fillim, e të përzgjedhurit përfaqësojnë nivelin më të lartë të abritrimit”.

Frapart u bë arbitrja e parë femër e përfshirë në ndeshjet e kampionatit europian, pasi UEFA e përfshiu atë në listën e gjyqtareve për turneun vitin e shkuar.