SPORT 15 Mars 2022, 21:02

Anila Basha merr pozicionin e ri: “Nga sot e para vajzë në Komitetin Ekzekutiv të FSHF-së”

Anila Basha merr pozicionin e ri: “Nga sot e para vajzë në

Anila Basha, gazetare dhe aktualisht drejtuese e portalit Newsbomb do të jetë pjesë e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Lajmin e bëri vetë me dije ajo, ku shprehu lumturinë për pozicionin e ri dhe mirënjohjen për personat që e votuan, ndërsa tha gjithashtu se ka qenë gjithnjë tifoze e futbollit.

“Një udhëtim i ri në botën e sportit. Nga sot, e para vajzë, në Komitetin Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, që nga krijimi në vitet '30. Përveçse është privilegj, mendoj se është përgjegjësi. Unë jam vajzë që jam rritur stadiumeve gjithë këto vite, dashuroj brenda vetes lojën e bukur të futbollit. Sot kam shansin e madh të kontribuoj, një në 10 anëtarë, në qeverinë e futbollit shqiptar. Ndokush ka menduar se do jemi të fshehtë e të fshehur. Por me mua në ekip, kjo më duket disi vështire. S'do bëjmë vetëm zhurmë. Jam e bindur që do bëjmë shumë punë. Sot u zgjodha me 35 vota, por falënderoj 43 anëtarët e regjistruar në Asamble, por dhe të tjerët që nuk ishin aty. Sepse, futbolli veç na bashkon,” – shkroi Anila.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anila ????✒ (@bashanila)

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, është organi më i lartë kolegjial, që drejton dhe merr vendime gjatë periudhave mes dy Asambleve. Ai është i zgjedhur nga Asambleja e Përgjithshme dhe përbëhet nga 11 anëtarë: Armand Duka (Presidenti), Lutfi Nuriu (Zv/President i parë), Edvin Libohova (Zv/ President i dytë)dhe 8 anëtarë, mes të cilëve tashmë dhe Anila Basha.