
Produkti

2 javë nën rrënojat e tërmetit, gjendet pa jetë ish-lojtari i Chelsea!

Disa ditë më parë, ndër lajmet që vinin nga fatkeqësia e tërmetit vdekjeprurës në Turqi, ishte edhe ai për futbollisti Christian Atsu, i cili sipas një raportimi të mediave dhe federatës ganeze të futbollist, ishte gjetur i gjallë nën rrënoja, por me dëmtime të shumta. Lajmi mesa duket ka qenë i rremë, ndërsa ditën e sotme është bërë me dije nga agjenti i futbollistit dhe nga klubi ku luante se ai është gjetur 2 javë pas tërmetit i pa jetë në gërmadhat e ndërtesës ku ndodhej mëngjesin e 6 shkurtit.
Kështu, pas ditësh kërkimesh Atsu, 31-vjeçari anësor ofensiv i Hataysporit dhe ish-lojtari i Chelsea, u gjet i vdekur nën rrënojat e ndërtesës ku jetonte në Antioki, në Turqinë jugore. Sipas mediave turke Christian ishte nën rrënojat e rezidencës Ronesans, një kullë 12-katëshe që u shemb nga tërmeti. Ndërtuesi i rezidencës luksoze të kthyer në gërmadhë, ku besohet se kanë mbetur të vdekur 800 persona, u arrestua javën e kaluar teksa tentoi të largohej nga Turqia.
Atsu iu bashkua klubit turk Hatayspor shtatorin e kaluar, me qendër në provincën e Antiokisë, pranë epiqendrës së tërmetit masiv që goditi Turqinë dhe Sirinë.
Atakaş Hatayspor’un futbolcusu Christian Atsu’nun deprem felaketi sonucu hayatını kaybettiğini derin bir üzüntüyle öğrenmiş bulunmaktayız.
Christian Atsu’nun ailesine, yakınlarına, sevenlerine ve Atakaş Hatayspor camiasına başsağlığı dileriz. pic.twitter.com/ZSdiMp6gnJ
— Trabzonspor (@Trabzonspor) February 18, 2023