LIFESTYLE 8 Korrik 2022, 09:00

Temperatura në rritje: Si të reduktojmë dëmin e shkaktuar nga dielli këtë verë

Temperatura në rritje: Si të reduktojmë dëmin e shkaktuar


Sa të çuditshëm që jemi?! Edhe pse i njohim alternativat më tëmira, në shumicën e rasteve prapë tërhiqemi nga zgjedhja më e dëmshme. Në raste të tjera, shkëmbejmë një alternativë për njëtjetër, duke e ditur riskun e këtij vendimi.

Në këto momente koncepti i reduktimit të dëmit luan rol kyç. Nëvend që të kemi qasjen që të ndalojmë çdo zakon që na dëmton, reduktimi i dëmit pranon realitetin se disa njerëz do të vazhdojnëtë zgjedhin të bëjnë veprime edhe pse mund ta dinë që diçka e tillë i shkakton probleme në shëndet. Reduktimi i dëmit ka tëbëjë me gjetjen e mënyrave si të heqim dorë nga zakone me risk të lartë.

Le të marrim një shembull edhe nga situata aktuale me temperaturat e larta. Gjatë verës shumë nga ne fillojmë tëqëndrojmë në diell për të marrë ngjyrën e bukur e të artë tëlëkurës, ndonëse e dimë që qëndrimi për orë të tëra nën diellin e fortë të korrikut apo gushtit është shumë i dëmshëm. Në këtoraste ekspertë të shëndetit publik nuk këshillojnë që të mos dilninë diell, pasi diçka e tillë është e pamundur. Ajo që atasugjerojnë është që të përdorim krem dielli me efekt mbrojtës tëlartë, të vendosim kapele, të pijmë ujë dhe lëngje për të qëndruartë hidratuar dhe të evitojmë djegien. Me këto masa parandaluese, ne mund të shijojmë pak më të qetë diellin e verës, edhe pse e dimë që ai na dëmton.

Teknika të tilla mund të aplikohen edhe tek duhanpirja. Zgjidhjamë e mirë sigurisht është që të mos e nisni fare duhanin, por përata që pijnë cigare e mira është që ta lënë. Duke parë që shumicae duhanpirësve të rritur duan të vazhdojnë të përdorin duhanin, në këto raste reduktimi i dëmit luan rol kyç.

Për këtë grup personash kalimi nga cigarja tek alternativateknologjike e të bazuara në kërkime shkencore arrin tëreduktojë dukshëm dëmin e shkaktuar nga tymi i cigares. Kjokategori pajisjesh, arrin të reduktojë deri në 95% nivelin e substancave toksike që krijohen nga djegia e cigares. Duke shmangur kështu edhe ekspozimin ndaj 6000 kimikateve, 100 prej të cilëve janë edhe shkaktare të shumë sëmundjeve.

Edhe pse pajisjet me ngrohje, cigaret elektonike apo duhani ipërtypshëm, nuk janë krejtësisht të parrezikshme, pasi në fund përmbajnë nikotinë e cila shkakton varësi, ato ofrojnëpotencialin për të qenë alternativa më të mira për duhanpirësit e rritur. Koncepti i reduktimit të dëmit na ndihmon për të trajtuarkështu zakone të dëmshme duke mos e ndrydhur natyrënnjerëzore.