SPAK kërkon rikthimin në burg të mjekut Edvin Prifti



SPAK ka kërkuar të rikthejë në burg mjekun Edvin Prifti, duke përmbysur kështu vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm. Gjykata liroi nga qelitë e paraburgimit mjekun e QSUT-së, i cili ishte lënë në burg prej gati tri javësh pas dyshimeve për “korrupsion” dhe “pastrim parash”.





Edvin Prifti u prangos pas hetimeve që fillimisht u nisën për gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha, avokatin Aldo Tabaku, kryesekretaren e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi dhe shtatë personave të tjerë, teksa ndër të tjera gjatë bisedave u zbulua dhe mjeku.

Gjyqtarja , eksperti mjeko ligjor, avokati , kryesekretarja e gjykatës dhe familjarët e të dënuarit Saimir Petani, u bënë bashkë me qëllimin për t’i zbutur atij dënimin. Duke shfrytëzuar afrimitetin me Enkeleida Hoxhën, avokati Aldo Tabaku sipas përgjimeve të SPAK se ka ndikuar tek gjyqtarja Hoxha e cila nën këtë influence i zbriti të dënuarit 6 muaj burgim, për shumën e 6 mijë eurove.