Sot u zbulua më në fund se me kë (s)e kanë Isli dhe Jonida



Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, në Top Albania Radio ka nisur ditën e sotme emisioni më i ri i titulluar “S’e kam me ty”, me moderatorët Jonida Aliçkollin dhe Isli Islamin. Përgjatë dy orëve transmetim, ata shoqëruan dëgjuesit me biseda interesante, që sigurisht kishin në qendër emisionet e tjera, pasi jo më kot e kemi cilësuar si “emisioni i emisioneve“. Me shumë humor dhe ironi, dy moderatorët sjellin momente televizive të cilat mund të kenë batuta, intervista, situata të lezetshme, por edhe nëse s’kanë i kanë bërë të tilla Isli dhe Jonida.






Plot risi dhe energji ndryshe, “S’e kam me ty” mund ta ndiqni çdo të enjte nga ora 18:00 deri në orën 20:00. Edhe pse s’e kanë me ty, Jonida dhe Isli mund ta kenë edhe me ty. Sot u komentuan pjesë nga emisione të ndryshme televizive, por nuk do përjashtohen as programet radiofonike apo video të publikuara në YouTube e rrjete sociale.

/News31