Mjekët Skënder Brataj dhe Erion Dasho përplasen në lidhje me masat anti-Covid: “Ministria dhe Komiteti të bëjnë testin e inteligjencës”

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj dhe mjeku i njohur Erion Dasho janë përplasur në lidhje me situatën e pandemisë në vendin tonë dhe masat anti-Covid. Brataj ka reaguar ndaj një statusi në rrjetet sociale të mjekut Dasho, i cili shkruan me ironi se Ministria e Shëndetësisë dhe Komiteti i Ekspertëve kanë dy zgjidhje: Ose të shtojnë numrin e testeve për popullatën ose të bëjnë testin e inteligjencës.

Ministria dhe komiteti kanë dy rrugë: ose të bëjnë më shumë teste COVID për popullatën, ose të bëjnë testin e inteligjencës për vete!Shqiptarëve u nevojitet të paktën një prej dy të vërtetave…

Posted by Erion Dasho on Sunday, October 18, 2020

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar ashpër kreu i urgjencës, duke e cilësuar kolegun e tij si “jo supereksperti që ka për qëllim të kritikojë ekspertët.” Brataj shkruan ndër të tjera se Dasho është bërë pengesë dhe dezinformues për publikun dhe nuk po e ndihmon aspak mjekësinë shqiptare në këtë moment. Po ashtu ai edhe e akuzon për përfitim nëpërmjet një OJQ-je që ai drejton dhe se po ofendon kolegët pa të drejtë në postimet e tij.

Pergjigje JO(superekspertit) Erion Dasho!!Ky JO(superekspert) qe ka per qellim te kritikoje ekspertet! Pak minuta me…

Posted by Skender Brataj on Sunday, October 18, 2020

One
Telekom

Në këtë reagim ai duket sikur i përgjigjet edhe një postimi të djeshëm të Dashos, ku ai merr si shembull Gjermaninë në luftën kundër Covid-19 dhe e krahason me atë që kanë bërë ekspertët dhe mjekët tek ne.

GJERMANIA
Gjermania ka bërë 20 milionë teste për COVID, madje me teknologjinë Bosch teston për më shumë se 10 viruse me një tampon!
Gjermania ka aplikacione gjurmimi epidemiologjik, hartëzimi, dashboarde menaxhues, dhe një popullsi të tërë që i mban non stop app-et gjurmues aktivë në celular!
Gjermania ka sistem kërkimor që bazohet tek Instituti Robert Koch, tek dhjetëra universitete dhe qindra biznese private që realizojnë disa nga projektet shkencorë më të avancuar në botë!
Gjermania është në pararojë të prodhimit të vaksinës së parë të efektshme dhe të sigurt!
Gjermania ka spitale të sigurta, transport të sigurt, vende pune të sigurta, administratë të sigurt dhe një mjedis social që mbështet sigurinë lidhur me COVID!
Gjermania ka ngritur sistem trajtimi, monitorimi dhe referimi zinxhir nga mjeku i familjes deri tek spitali terciar!
Gjermania trajton me efektivitet çdo rast dhe ka vdekshmëri reanimatore ndër më të ultat në botë duke intubuar jashtëzakonisht pak pacientë!
Pra, Gjermania zbaton devizën testo-gjurmo-trajto ndoshta më mirë se çdo vend tjetër në planet!
Së fundi, qytetarët gjermanë respektojnë edhe mbajtjen e maskave në mjedise të mbyllura dhe, sigurisht, edhe distancimin fizik!
Të thuash se Gjermania ka sukses në kontrollin e epidemisë sepse mban maska, është sikur të pretendosh se Usain Bolt fitonte medalje sepse mbante këpucë me ngjyra të ndryshme…
/News31