“Skandal si i Teas nuk do të ketë më”, ish-konkurrentja e “Për’puthen” i pëgjigjet komentit të Bora Zemanit
Moderatorja e emisionit “Për’puthen”, Bora Zemani ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku mes të tjerash foli për ndryshimin mes dy sezoneve të programit.
“Konkurrentët e këtij sezoni më duket sikur i ekzagjerojnë gjërat më shumë seç duhet. Nëse sezonin e kaluar kishte arsye se debatonin dhe më pas ngrinin zërin, tani edhe një gjë e vogël merret si ters. Ndoshta duan që t’i paraprijnë që në fillim, që mos të duken si të urtë”, tha moderatorja e “Për’puthen”.
E pyetur nëse priten më shumë skandale këtë sezon, Bora tha me humor se si skandali i Teas nuk do të ketë, referuar lidhjes false me Andin në program e më pas zbulimit të romancës me Beart Rexhepin.
E pyetur në një “mini-intervistë” me ndjekësit, Tean e kanë pyetur lidhur me komentet e Borës, e ajo në fakt, duket se i ka marrë me humor, pasi ka shkruar “Mendoj që ka të drejtë”.
Në puntatën e sotme, Tea tregoi se nuk është bërë pishman për eksperiencën e saj në “Për’puthen”, megjithëse disa gjëra do t’i bënte ndryshe.
“Jo nuk jam bërë pishman, as për gjërat që bëra aty, madje do ti bëja prap, por nëse do të kisha qenë tani do të dija si ti bëja më mirë dhe pa shkaktuar trazira”- ka rrëfyer ajo.
/Neës31