LIFESTYLE 30 Tetor 2021, 16:03

Sipas studimeve të fundit, filmat "horror" ju ndihmojnë të jeni më të shëndetshëm fizikisht dhe mendërisht

Sipas studimeve të fundit, filmat "horror" ju ndihmojnë

Kur bëhet fjalë për filmat horrorë, shikuesit mund t’i ndajmë në dy kategori. Të parët janë ata ‘sypatremburit’ që nuk kanë lënë asnjë film të këtij lloji pa parë, dhe i shijojnë duke ngrënë kokoshka. Ndërsa kategoria tjetër, janë ata që nuk mund të flenë gjumë, pasi kanë parë një film horror, dhe betohen çdo herë se do të jetë hera e fundit që shohin një film të tillë.

Këta të fundit, mbase mund të ndryshojnë mendim, kur të lexojnë të gjitha përfitimet nga të shikuarit një filmi horror. Starburst Magazine, bazuar në disa studime, ka listuar benefitet, që nga djegia e kalorive deri tek ndikimi tek stresi e ankhi.

Djegin kalori

Të shikuarit një film horror djeg 100-200 kalori. Po, po, e vërtetë! Ritmi i zemrës dhe i frymëmarrjes rriten dhe gjithashtu stimulohet aktiviteti i trurit. Kaloritë e djegura, janë baraz me ato të djegura me një shëtitje prej 30 minutash. E thënë ndryshe, nëse u ndjetë keq që hëngrët një çokollatë, hapni një film horror! Megjithatë, nuk jemi duke thënë që të lini palestrën dhe aktivitetin fizik, për një zgjidhje të thjeshtë e të shpejtë…

Përmirëson aktivitetin e trurit

Është fakt që filmat horror përmirësojnë aktivitetin e trurit. Siç shkruan Starburst Magazine, disa studime shkencore kanë zbuluar se skenat e frikshme ndihmojnë në rritjen e nivelit të adrenalinës dhe lirimin e neurotransmetuesve në tru. Kjo sepse, shumica e njerëzve analizojnë gjithçka që ndodh në ekran, përpiqen të gjejnë një zgjidhje të mundshme dhe mendojnë se çfarë do të bënin në të njëjtën situatë.

Ndaj nëse për ditën e nesërme në punë, ju duhet energji dhe ide të reja, bëni mirë që një natë më parë, të shmangni daljet, dhe pse jo të shijoni një film horror.

Çlirojnë stresin dhe ankthin

Filma të tillë ndihmojnë për të rifreskuar mendjen, dhe për këtë ka një arsye. Skenat e frikshme e vendosin mendjen e një personi në një gjendje "lufto ose ik" dhe në fund trupi relaksohet dhe qetësohet, duke rikthyer ekuilibrin dhe paqen e brendshme.

Çlirojnë hormonet

Është fakt që skenat e frikshme në filma janë një ‘pompë e vërtetë adrenaline’. Kur ato mbarojnë, truri qetësohet dhe çliron serotoninën dhe dopaminën, hormone që ndihmojnë për të mbajtur trupin të shëndetshëm.

Ulin depresionin

Ky është një tjetër avantazh që sjellin filmat horror. Kur shikoni një film të frikshëm, dhe skenat e frikshme, me siguri ju përqafoni këdo që keni afër. Në këtë mënyrë, ndihmon për depresionin, dhe lidhjen tuaj me personin në fjalë.

Ndaj, nëse kishit ende dyshime, tani keni plot arsye për të hapur një film horror. Është e shtunë, dhe prag Halloween-i, ndaj sigurohuni të bëni gati kokoshkat, të gjeni një “shoqërues”, të zgjidhni filmin, e të shijoni mbrëmjen.

/News31