Silvio Berlusconi flet për betejën me Covid-19: “Një ferr i vërtetë!”

One
Telekom

Silvio Berlusconi u infektua me Covid-19 pak kohë më parë. Më 3 shtator, ai u shtrua në spitalin San Raffaelo në Milano, pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua lehtaz.

Berlusconi e ka cilësuar koronavirusin si “një ferr të vërtetë”. “Jam duke luftuar për ta kaluar këtë sëmundje, e cila është një ferr i vërtetë, është tmerrësisht e shëmtuar. Nga mijëra pacientë të ekzaminuar në San Raffaele, unë jam i pesti për nga ngarkesa virale. Bëra më të mirën time dhe shpresoj shumë që të mund të shërohem”, është shprehur Berlusconi.

Facile
Facile
My Dental

Ish-kryeministri italian ka dalë tashmë nga spitali, ndërsa ka bërë thirrje për kujdes maksimal. “Secili prej nesh është i ekspozuar ndaj rrezikut të infektimit të vetes dhe të tjerëve. Bëj thirrje për përgjegjësi maksimale personale dhe sociale. Mendimet e mia shkojnë para së gjithash për familjarët që po vuajnë për njerëzit e afërt të tyre”, ka theksuar ai. Berlusconi ka treguar edhe detaje nga sëmundja, duke u shprehur se pse në një moment u përkeqësua nga ana shëndetësore.

“Profesor Clementi studioi mostrën time dhe është befasuar nga madhësia e ngarkesës virale, më e larta midis mijërave të analizuara në laboratorët e San Raffaele. Tani jam në fazën e rimëkëmbjes së pneumonisë bilaterale, sëmundja që më bëri më të rrezikuar”, ka treguar Berlusconi. Italia u kthye në vatër infeksioni gjatë muajve mars dhe prill, kohë kur mijëra njerëz u infektuan, ndërsa u shënua një rekord viktimash. /News31