Si e priti hyrjen e saj në “Big Brother”? Flet bashkëshorti i Palomës: “E ka një limit edhe xhelozia”



Paloma është një nga konkurrentet e “Big Brother VIP Albania”, e cila ka marrë goxha vëmendje nga ndjekëdit e programit. Ajo është vlerëduar shumë për energjinë dhe pozitivitetin të transmeton e duket një nga banoret më aktive në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.





Bashkëshorti i saj, Alandy, ishte sot i ftuar në emisionin “Live From Tirana”. Paloma dhe Alandi, së bashku janë prindër të vajzës 6-vjeçare të quajtur Luna. Ai ka treguar me humor se tashmë që Paloma është pjesë e “Big Brother VIP” atij i ka mbetur e gjithë koha e duhur për të bërë të gjitha punët. I pyetur në lidhje me pjesën nëse po pret që të eleminohet Paloma dhe të lirohet fluksi i punëve, Alandi u shpreh se:






“Jo. I kam thënë që në fillim shko se je për këtë format, sepse është aktive, energjike dhe ka batuta. I thashë thjesht që është karakteri dhe i duhet këtij formati. Nuk e di nëse do pëlqehet nga njerëzit dhe do votohet por shpresoj që të qëndrojë sa më gjatë në shtëpi, pse jo.”

Mbrëmjen e parë Paloma tregoi se ka patur shumë pikëpyetje nëse do e pranonte ftesën e “Big Brother” pasi nuk mund të ndahej nga e bija. Por, si po e përjeton vogëlushja largimin nga shtëpia të nënës së saj? Alandi ka treguar se:

“Më pyet vazhdimisht sepse normal është nëna e saj, unë mundohem ta shmang dhe të mos ta shoh Big Brother-in në shtëpi. Është në moshën që do mamin e saj por e kemi menaxhuar, ja kemi dalë. Deri tani jemi shokë të mirë, luajmë bashkë, bëjmë detyrat bashkë, mësoj dhe unë shqipen më mirë.”

Por a ka ndonjë moment që Paloma mund ta ketë bërë xheloz Alandin? Ai e mohoi diçka të tillë duke u shprehur se ka një limit dhe xhelozia.

“Jo. Nuk është xhelozia një faktor, nuk jam bërë xheloz, por normal që jam aty ku duhet, pra e ka një limit edhe xhelozia. Unë jam shumë i qetë, e marr me dashuri dhe pasion çdo gjë. Më ka mërzitur në shmë momente që ka folur më shumë seç duhet, nuk ka shpjeguar siç duhet situatat por i ka rënë shkurt dhe njerëzit janë keqkuptuar.”

Alandi e përmbylli intervistën e tij duke thënë se:

“Pa sakrifica në jetë nuk fiton asgjë. Unë e kam nisur nga zero këtu dhe jam shumë krenar për veten dhe nuk kam asnjë pendesë për asgjë.”

/News31