Një uragan do të godasë Mesdheun, parashikimet tregojnë si do preket Shqipëria

One
Telekom

Në fillim të kësaj javë u bë e ditur se një uragan i fuqishëm pritet të godasë zonat mesdhetare të premten, më 18 shtator. Meteorologët kanë bërë paralajmërimet përkatëse, teksa theksohet se stuhia tropikale do të sjellë erë të fortë deri në 200 km/h dhe rrebeshe shiu. Po Shqipëria a do të preket?

Meteoalb ka treguar për abcnews.al se Shqipëria mbetet në periferi të zonës së ndikimit të stuhisë dhe do të sjellë vetëm rrebeshe shiu dhe forcim të erës deri në 45 km/h:

Facile
Facile
My Dental

“Zhvillimi i një stuhie tropikale në Mesdhe do të sjellë rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere, ku parashikohet që shpejtësia e erës në det të jetë deri në 200 km/h. Kjo stuhi do të prekë dhe brigjet e Italisë Jugore, po ashtu dhe jugun e Greqisë. Vendy ynë mbetet në periferi të kesaj stuhie, duke sjellë vetëm rrebeshe shiu dhe forcim të erës deri në 45 km/h.”

/News31