Si asnjëherë më parë, J.Lo bën ndryshimin drastik në look



Jennifer Lopez është padyshim një prej personazheve më të dashura dhe të komentuara sidomos rreth pamjes fizike. Edhe pse i ka kaluar të 50-tat pamjen e saj e kemi zili të gjitha. Këngëtaren e kemi parë gjithmonë me flokë të gjata në ngjyrë lajthi e nuanca të tjera bjonde. Por duket se këtë vit J.Lo ka vendosur të eksperimentojë.





Më herë ajo guxoi duke u shfaqur me flokë të shkurtëra për kopertinën e revistës “Allure”. Paraqitje kjo që u komentua gjatë. E jo më pak duket se do komentohet ndryshimi i saj i fundit në pamje. Ajo është bërë imazhi i ri i një firme këpucësh, ku ka vendosur të dalë nga zona e komfortit dhe të provojë diçka të re. Jennifer Lopez ka ardhur këtë herë me flokë rozë duke na lënë të gjithve pa fjalë






 

Epo, ju e dini tashmë… J.Lo nuk zhgënjen kurrë.

/News31