NEWS 18 Janar 2021, 09:18
Shtëpia shpërthen në flakë, digjet brenda 42 vjeçari
NEWS-31
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit në qytetin e Pogradecit, ku ka humbur jetë një 42 vjeçar.
Sipas të dhënave paraprake, shtëpia ka shpërthyer në flakë për shkaqe akoma të paditura, duke djegur brenda burrin me iniciale N.Xh..
“Më datë 18.01.2021, rreth orës 06:00, në fshatin Vërdovë, Pogradec, ka rënë zjarr në një banesë, në katin e dytë të së cilës jetonte i vetëm shtetasi N. Xh., 42 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor dhe shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, ku po punohet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, - thuhet në deklaratën e Policisë.