Këtë vit ka 4 arsye kryesore pse duhet ndjekur panairi librit

Në panairin e librit, shtëpia botuese Pegi do të prezantohet me botime nga më të ndryshmet, që rezervojnë hapësirë për çdo lloj lexuesi. Kjo, falë zhanreve të përzgjedhura, si dhe autorëve që nuk duhen humbur për asnjë arsye.

“Biblioteka e Shpirtrave” nga Ransom Riggs vjen si pjesë e sagës “Sekreti i shtëpisë në ishull” dhe “Qyteti i Magjepsur”. Mes fantazisë dhe aventurës, protagonisti 16-vjeçar Xhejkob zbulon një aftësi të re tek vetja, të cilën e përdor për të shpëtuar disa nga miqtë e tij më të mirë. Ashtu si dhe në librat e mëparshëm, në “Libraria e shpirtrave” bëhen bashkë fantazia emocionuese me fotografitë e vjetra, të pabotuara kurrë më parë, për të krijuar një përvojë të rrallë leximi.

My Dental

Elena Ferrante vjen me “Jeta e gënjeshtërt e të rriturve”; rrugëtimi i një vajze në kërkim të së vërtetës mes dy anëve të qytetit të Napolit. Mes elegancës dhe vulgaritetit, Xhovana zbulon kaq shumë për veten, jetën e dyfishtë të familjes së saj. Një histori provokuese nga Ferrante, sfidon mitin e familjes së lumtur dhe na shoqëron në këtë udhëtim të vështirë rritjeje. Personazhet e Elena Ferrante-s jetojnë me emocione të jashtëzakonshme, pasione përpirëse dhe, sado ata bëjnë çmos të fshehin gënjeshtra të dhimbshme, jeta u nxjerr në pah të vërteta tronditëse.

Mbi një milion njerëz në gjithë botën kanë lexuar romanin “Mrekullia” dhe u ka hyrë fort në zemër Agi Pullmani, një djalë i zakonshëm, me një fytyrë të pazakontë. Në “Kapitulli i Xhuljanit” trajtohet gjithçka: nga takimi i parë, deri tek raportet e mëvonshme mes Agit dhe mikut të tij mizor, Xhuljanit. Një leksion për fëmijë e të rritur, që tregon se nga dashuria e madhe për të vegjëlit, ndodh që prindërit të gabojnë rëndë.

Giuseppe Ungaretti vjen me “Ndjenja e kohës”: Kërkimi i përjetësisë dhe pafajësisë së dikurshme në gjendjen tokësore të njerëzimit sot, nëpërmjet zhbirimit të misterit të natyrës. Ky vëllim poetik, botuar për herë të parë më 1933 konsiderohet si një nga arritjet më të mëdha letrare të Ungaretti-t. Tashmë, i dashuruar pas Canto-s italiane, i pasionuar në zbulimin e poezisë së Giacomo Leopardi-t dhe Francesco Petrarca-s, ai i kthehet metrikës tradicionale, vargut njëmbëdhjetërrokësh, nëntërrokësh dhe shtatërrokësh, por duke mos humbur në asnjë çast esencialitetin, valencën, domethënien dhe përmbajtjen e thellë që duhet të ketë fjala në vetvete.