GOSS-BIZ 30 Tetor 2021, 17:32

Shtatzënë për herë të dytë? Loredana poston videon dhe ka një pyetje për ndjekësit

Shtatzënë për herë të dytë? Loredana poston videon

“Ka ardh koha Hanës për m’ja bo një vlla”, kështu thoshte Mozzik, në këngën “Immer wenn es regnet” (Sa herë që bie shi”), bashkëpunimin me Loredanën për albumin “No rich parents”.

Ndonëse dyshja nuk janë më bashkë, reperja shpesh nxit thashetheme për rikthim të mudshëm me tyre, dhe më shumë se kaq. Së fundmi ajo ka postuar një video në TikTok, ku shfaqet me barkun e fryrë, ndonëse nuk e dimë arsyen. Vetë ajo, ka dhënë dy alternativa gjatë videos, në njërën anë ‘fast food’, e nga ana tjetër emojin e një gruaje shtatzënë. Krahas videos, këngëtarja ka shkruar “Çfarë mendoni?”, dhe në fakt, në më shumë se 4 mijë komente, shumica mendojnë se ajo është shtatzënë për herë të dytë.

Nuk e dimë nëse kjo është e vërtetë, apo këngëtarja ka vendosur të bëjë shaka me ndjekësit, pas konsumimit të ndonjë vakti.

Ndërkohë, sa i përket karrierës, ajo është duke u marrë me projektin  “Red Bull Symphony”, një organizim ku “bashkohen dy botë muzikore”, një orkestër simfonike takohet me ritmet hip-hop, ndaj Loredana do të vijë më ndryshe se asnjëherë.

/News31