Shqipëria nuk shpalli ditë zie për viktimat në Bullgari, Florjan Binaj i revoltuar: “Kur u dogj Notre Dame u bë nami”



46 persona, shumica shqiptarë të Maqedonisë së Veriut u shuan mëngjesin e djeshëm pas zjarrit që ra në autobusin që u dogj në zonën e Strumës në autostradën Sofje-Bllagoevgrad. Kosova dhe Bullgaria në nder të viktimave këtë të mërkurë e kanë shpallur ditë zie kombëtare. Ndërkohë Maqedonia në kujtim të 46 viktimave mes të cilëve 12 fëmijë, ka shpallur 3 ditë zie.





Ndërkohë në Shqipëri ende nuk ka një datë për të shpallur ditë zie në respekt të jetëve të humbura. Lidhur me këtë Flor Binaj ka reaguar në Instastory ku shkruan:






“Nuk arrij të kuptoj pse nuk shpalli Shqipëria ditë zie kombëtare për viktimat bashkëkombas të aksidentit të tmerrshëm në Bullgari. Jo për gjo po, kur u dogj Notre Damë në Francë u bo nami! Apo jeni të zënë me open balkazan”.

Gjithashtu, një reagim ka ardhur edhe nga Besa Kokdhima. “46 bashkëkombas humbën jetën. Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova shpallën ditë zie. Po shteti amë? Turp!”- shkruan ajo teksa ky status është ripostuar edhe nga Tuna.

/News31