Shqipëria nis mbarë eliminatoret, goli i Lenjanit iu jep fitoren kuqezinjve



Shqipëria e ka nisur mbarë fushatën eliminatore të Kupës së Botës së vitit të ardhshëm në Katar, duke mundur minimalisht 0-1 Andorrën, falë një goli të Lenjanit në minutën e 41-të. Në pjesën e parë duhen përmendur rastet e Manaj-t dhe Gjimshitit në minutat 20’ dhe 36’. Në 45′ e dyta, kuqezinjtë menaxhuan lojën dhe Andorra u mbrojt, duke provuar të ishte e rrezikshme vetëm me kundërsulme dhe ndonjë goditje standarte si këndoret.





Reja pas minutës së 75-të aktivizon “artileri të rëndë”, duke futur Brojën dhe Uzunin, që i japin më shumë ritëm lojës, teksa Broja në fund krijon një shans i vetëm, por ndalet mirë nga portieri kundërshtar. Në minutat e fundit kuqezinjtë dolën në lojën e tyre, por nuk kishte më kohë.  Por, në fund, 1-0 mjaftoi për 3 pikët e para. Kuqezinjtë kthehen në atdhe tashmë, për të përgatitur ndeshjen me Anglinë në “Air Albania” pas tre ditësh. Sa i përket ndeshjeve të tjera brenda grupit, Anglia fitoi thellë 5-0 ndaj San Marino, teksa Hungaria dhe Polonia u ndanë barazim 3-3. Pas këtyre takimeve të para janë pikërisht Shqipëria dhe Anglia që kanë marrë 3 pikë, Hungaria dhe Polonia me nga një pikë dhe Androa me San Marinon me nga zero pikë.

/News31