Shqipëria mund San Marinon 0-2 dhe rendit e treta në grup
Për herë të parë në histori përfaqësuesja shqiptare zhvilloi një ndeshje zyrtare ndaj San Marinos, duke e mposhtuar atë me rezultatin 2-0. Kuqezinjtë kishin si kundërshtarë përfaqësuesen e vendit të fundit në rendijten e FIFA-s. Në minutën e 63-të, Myrto Uzuni hodhi një kros në zonë, aty ku Rey Manaj me kokë arriti të dërgoj topin në rrjetë. Mund të marrë më në fund frymë lirisht edhe trajneri Edy Reja. Gjithçka do të vulosej në minutën e 85-të ku një top i rrëmujshëm shtyhet në fund nga Uzuni për të cuar shifrat në 0-2.
Pas humbjes ndaj Anglisë kjo ishte mundësia më e mirë për shqiponjat kuqezi për t’u rikthyer tek fitorja duke e mbyllur këtë stage të parë kualfikues me 6 pikë. San Marino nuk ka fituar asnjëherë në kualfikueset e një Botërori, megjithatë vjen nga dy barazime në 5 ndeshjet e fundit, kundër Lichtensteinit dhe Gjibraltarit. Kjo është hera e 3-të që Shqipëria do të përballet me San Marinon, dy takimet e shkuara kanë qënë miqësore dhe janë mbyllur me fitore analoge 3-0 për kombëtaren tonë. Në dy ndeshjet e para të kësaj fushate ekliminatore San Marino është mposhtur 5-0 nga Anglia dhe 0-3 nga Hungaria.
/News31