Shqipëria mposhtet nga Polonia, pëson gol në minutat e fundit
Ka përfunduar me fitoren e Polonisë ndeshja në stadiumin 'Air Albania', për kualifikimet në Botëror Dubai 2022.
Swiderskin ishte ai që na ‘ndëshkoi’ në 15 minutat e fundit.
Por pas golit, ndeshja u ndërpre për disa minuta si pasojë e hedhes së sendeve në fushë gjatë momentit kur lojtarët polakë po festonin. Pas disa minutash, gjyqtarët e ndeshjes së bashku me delegatët kanë vendosur që ky takim të luhet, por tifozët janë paralajmëruar për herë të fundit që mos të hidhej asnjë asnjë send në fushë.
Ky rast i paprecedentë ka nxjerrë në pah një skandal, kur ndërkohë tifozët i ushtrohen kontrolle të rrepta në hyrje, duke i "zhveshur" nga të gjitha sendet e paligjshme, ndërkohë që më pas kanë mundësi që të blejnë shishe me ujë në stendat që janë brenda stadiumit.
Ndërkohë, Polonia ngjitet në vendin e dytë me 17 pikë, ndërsa kuqezinjtë zbresin në vendin e tretë me 15 pikë.
/News31