NEWS 30 Janar 2018, 00:00
Shqipëria, e 27-ta në Europe për shendetësinë
NEWS-31
Në Europë, Shqipëria renditet e 27-ta mes 35 shtetesh, në “Indeksin e Shëndetit Konsumator 2017”, të matur nga “Helth Konsjumër Pauërhauz”. Krahasuar me 2016-ën, jemi ngjitur me 5 vende, nisur nga ecuria e mirë në aksesin e shërbimeve, pasi kohët e pritjes janë problem i vogël. Në rajon, Shqipëria renditet e fundit. Ashtu si Bullgaria e Rumania, vuajmë nga një strukturë shëndetësore e vjetruar. Në Europë, për shërbimin më të mirë shëndëtësor kryeson Holanda, të ndjekura nga Zvicra e Danimarka.