NEWS 15 Shtator 2020, 17:26
Shpërthim tritoli tek "Vasil Shanto", dyshohet për atentat
NEWS-31
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur para pak minutash në një nga akset kryesore në kryeqytet. Një automjet ka shpërthyer në rrugën "Vasil Shanto", ndërsa mësohet se shoferi ka mbetur i plagosur.
Sipas dyshimeve të para, bëhet fjalë për një atentat. Deri më tani, mësohet se tritoli është vendosur në pjesën e përparme të automjetit. Gjithashtu, policia dyshon se shpërthimi është telekomanduar. Gjithçka ka ndodhur teksa makina po kalonte mbi urën e "Vasil Shantos". Nuk dihet ende nëse ka dëme të tjera në njerëz.