Shokohet sërish bota e futbollit. Ylli i Liverpool pëson dëmtimin e frikshëm gjatë ndeshjes



Fansat e futbollit e kanë ende të freskët frikën dhe minutat e dhimbshme që përjetuan në muajin korrik, kur Christian Eriksen pësoi arrest kardiak në fushë në ndeshjen e “Euro 2020” Danimarkë-Finlandë, ku rrezikoi të humbiste jetën. Një ngjarje tjetër e frikshme ka ndodhur ditën e sotme në Premier League gjatë ndeshjes Liverpool- Leeds Unied.





Talenti i mesfushës, Elliot pësoi një dëmtim të frikshëm. Mesfushori kishte marrë krahun e djathtë me shpejtësi, por vrulli i pritet nga Struijk i cili i ndërhyn ashpër duke i thyer këmbën yllit të dhe “The Reds” i cili del nga fusha me barrela.






Salah ishte lojtari i parë që pa këmbën e shokut të skuadrës dhe i alarmuar bërtiste që arbitri të ndalonte ndeshjen. Më pas të gjithë e panë dhe u shokuan, pamjet ishin te tmerrshme.

 

Fatmirësisht, mjekët ndërhynë në kohë dhe tashmë ai ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Pas ndeshjes, Elliot reagoi në rrjetet sociale duke postuar një foto e duke qetësuar fansat. “Faleminderit për mesazhet! Drejt përmirësimit!”- shkroi ai.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by SPORTbible (@sportbible)

/News31